KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tri ditë zie për viktimat e tragjedisë së minieres së qymyrit Servernaja në Lindjen e Largët Ruse

Tri ditë zie për viktimat e tragjedisë së minieres së qymyrit Servernaja në Lindjen e Largët Ruse

Autoritetet ruse lajmëruan se ndërprenë kërkimet për minatorët e shpallur si të zhdukur në minierën e qymyrit Servernaja në Lindjen e Largët Ruse ministria e gjendjeve të emergjencës deklaroi se nuk ka me shpresa që ndonjë prej 26 minatorëve të zhdukur nën gërmadhat e shpërthimit të jete ende gjallë. Shpërthimi dhe mungesa e oksigjenit nuk lejojnë të mbijetuar, thanë zyrtarët. Komentet u bënë pasi në miniere u vranë edhe 6 pjesëtarë të një ekipi shpëtimi, që përpiqeshin tu afroheshin minatorëve të zhdukur. Shpërthimi në miniere u shkaktua nga nivelet e larta të metanit. Gjithsej, mendohet se janë vrarë 36 vetë: 6 punëtorë të ekipit për shpëtim, 30 minatore. Autoritetet në ruse në republikën Komi shpallen tri ditë zie për viktimat e tragjedisë.