KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Trigana Air” po transportonte para
“Trigana Air” po transportonte para

“Trigana Air” po transportonte para

Kanë dalë më shumë hollësi rreth avionit indonezian të “Trigana  Air”, me 54 veta në bord, i cili u përplas të dielën në malet e Indonezisë Lindore, fatkeqësi ku nuk pati asnjë të mbijetuar. Avioni po transportonte afro gjysmë milioni dollarë. 4 punonjës postarë në bordin e avionit po transportonin katër çanta me para cash, plot 468 mijë dollarë për familjet e varfra, tha kreu i zyrës postare në Jayapura për Associated Press. Këto para cash ishin të qeverisë dhe do të shkonin në ndihmë të familjeve të varfra për të kompesuar rritjen e çmimeve të karburanteve, tha një zyrtar lokal. Rrënojat e avionit Trigana u gjetën në një zonë të thyer të provincës lindore të vendit të quajtur Papua, por nuk ka njoftime nëse është gjetur sasia e parave. Avioni ATR42-300 po fluturonte nga Jayapura për në qytetin Oksibil ku dhe u humbën kontaktet.