KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tronditet Londra, në një sulm me thikë vritet një grua dhe plagosen pesë persona
Tronditet Londra, nga një sulm me thikë vritet një grua plagosen pesë persona
EPA/WILL OLIVER

Tronditet Londra, në një sulm me thikë vritet një grua dhe plagosen pesë persona

Një grua rreth 60 vjeç është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në “Russell Square”, në qendër të Londrës. Një 19 vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes pak para mesnatës më 3 gusht. “Terrorizmi është një nga fushat që po mundojmë ta verifikojmë” ka thënë policia e Londres më 4 gusht. Një pistë tjetër ku po hetohet është ajo e ndonjë problemi mendor i autorit të sulmit. Gruaja e cila humbi jetën u trajtua nga shërbimi mjekësor i emergjencës, por më pas është deklaruar e vdekur. Nuk janë dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve.