KRYEFAQJA » LAJME » Tropojë, asgjësohen 514 bimë kanabis; një i arrestuar
policia-e-tropojes-asgjesoi-514-rrenje-kanabis

Tropojë, asgjësohen 514 bimë kanabis; një i arrestuar

Policia e Tropojës asgjësoi 514 rrënjë kanabis, dhe sekuestroi një armë zjarri duke arrestuar kryeplakun e fshatit dhe një shtetas tjetër. Efektivët, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në fshatin Gjonpepaj dhe Vranë. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Gjonpepaj, në afërsi të banesave të shtetasve Gjergj Ulndreaj dhe shtetasit D.D. u gjetën 134 rrënjë bimë narkotike. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë. Si dhe u proceduan penalisht shtetasit D.D. dhe Gj.D., banues në fshatin Gjonpepaj. Ndërsa policia e Vlorës asgjësoi rreth 12 mijë bimë Cannabis Sattiva në fshatrat Dukat, Kudhës dhe Treblovë, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr. Policia ka arrestuar shtetasin A.K., 18 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, i cili u kap në flagrancë në një parcelë me rreth 1.600 rrënjë bimë narkotike.