KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trudo: Kanadaja do të tërhiqet nga operacionet luftarake.
Trudo: Kanadaja do të tërhiqet nga operacionet luftarake.

Trudo: Kanadaja do të tërhiqet nga operacionet luftarake.

 

Fituesii i zgjedhjeve të përgjithshme në Kanada që do të marrë së shpejti postin e kryeministrit Xhastin Trudo, pohoi se i telefonoi presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe i tha se aeroplanët luftarakë kandeze do të tërhiqen nga pjesëmarrja në misionin e sulmeve ajrore kundër objektivave të grupit militant, Shteti Islamik, në Siri. Sipas tij, Kanadaja do të mbetet anëtare e fuqishme e koalicionit kundër shtetit islamik, por në operacione mbështetëse, jo luftarake. Vitin e shkuar, Kandaja dërgoi 6 aeroplanë luftarakë për pjesëmarrje në fushatën ajrore në Irak dhe Siri si dhe mban afro 600 ushtarë në Kuvajt dhe 70 forca speciale në veri të Irakut. “Qeveria e re liberale do të lëvizë përpara me përkushtimet për fushatë në mënyrë të përgjegjshme”, tha zoti Trudo