KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trudo viziton Uashingtonin
Trudo viziton Uashingtonin

Trudo viziton Uashingtonin

Kryeministri liberal i Kanadasë, Xhastin Trudo, nisi vizitën e tij të parë në Uashington dhe të parën të një udheheqësi kanadez në Shtetet e Bashkuara në 20 vjetët e fundit. Ai u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Barack Obama. Obama ia kishte drejtuar ftesen për vizitë zotit Trudo shumë shpejt pas zgjedhjes së tij në tetor të vitit 2015. Çështjet e tregtisë dhe të mjedisit ishin në krye të agjendës se bisedimeve. Dy udhëheqësit diskutuan per mënyrat si ta thellojne bashkëpunimin dypalësh. Ndërsa politikat e zotit Trudo janë pak a shumë në të njëjtën linjë me administratën Obama sesa ato të paraardhësit të tij konservator, dy vendet kanë ndjekur rrugë të ndryshume për çështjen e refugjatëve sirianë. Kanadaja ka zbatuar një program për sistemimin e 25 mijë refugjatëve. Asryeja, thotë Trudeau, është se kjo “na përkufizon si komb.” Presidenti Obama ka premtuar të pranojë 10,000 refugjatë sirianë këtë vit, një hap që është pritur me rezistencë të fortë politike për shkak të kërcënimit terrorist.