KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump, Britania e madhe duhet të ndërpresë lidhjet me BE-në

Trump, Britania e madhe duhet të ndërpresë lidhjet me BE-në

Mbretëria e Bashkuar do të jetë më mirë jashtë Unionit Europian. Kështu mendon kandidati republikan për presidencën, Donald Trump, i cili shprehu pikëpamjen e tij për këtë çështje në një intervistë për “Fox News”. Ai deklaroi se kriza e emigrantëve është diçka e tmerrshme që po i ndodh Europës dhe për këtë ai fajësoi Bashkimin Europian. Sidoqoftë, miliarderi njujorkez theksoi se nuk po jep rekomandime, por ai personalisht mendon se Britania e Madhe duhet të votojë për të ndërprerë lidhjet me BE-në në referendumin e 23 Qershorit. Në krahun tjetër të politikës amerikane, Presidenti amerikan, Barack Obama, shprehu mbështetjen e tij për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.