KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Denoncoj kërkesën qesharake për rinumërim votash
donald trump, presidenti, shba, bota, jo rinumerim, votat

Trump: Denoncoj kërkesën qesharake për rinumërim votash

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump denoncoi kërkesën qesharake të ish-kandidates së Partisë së Gjelbër për Shtëpinë e Bardhë, Xhill Stein, për rinumërim të votave në shtetin Uiskonsin, bastion i demokratëve, ku fitoi me rezultat të ngushtë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale, që u zhvilluan me 8 nëntor 2016. “Populli amerikan ka shprehur vullnetin e tij dhe zgjedhjet kanë përfunduar”, reagoi Donald Trump. Kandidatja e Partisë së Gjelbër dorëzoi një kërkesë për rinumërim të votave të zgjedhjeve presindenciale në Uiskonsin pasi mblodhi milliona dollarë që sherbejnë për të bërë të mundur fillimin e procedurës. Ajo është zotuar gjithashtu se do të kërkojë rinumërim të votave edhe në Miçigan dhe në Pensilvani, dy shtete kyçe, ku Donald Trump fitoi shumicën e votave. Sipas Jill Stein, disa ekspertë të zgjedhjeve kanë vënë re “parregullsi statistikore që ngrenë shumë shqetësime”. Nderkaq ekipi i kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, njoftoi se do të merrte pjesë në rinumërimin e votave në Uiskonsin duke nënvizuar se nuk kishte konstatuar parregullsi. Presidenti i zgjedhur fitoi në këto tri shtete 100 000 vota më shumë: 20 000 në Uiskonsin, 70 000 në Pensilvani e 10 000 në Miçigan. Hillary Clinton ka fituar 2 000 000 vota popullore më shumë se rivali i saj Donald Trump.