KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump dhe Clinton fitore në primaret e New York-ut

Trump dhe Clinton fitore në primaret e New York-ut

Donald Tramp dhe Hilari Klinton kanë shënuar fitore në primaret e Nju Jorkut, duke iu afruar nominimit për kandidatë presidencial të partive përkatëse. Me 93 përqind të votave të numëruara, miliarderi njujorkez ka fituar 60 përqind të votave republikane, kundrejt 25.2 përqind të Xhon Kesik dhe 14.8 përqind të Ted Kruz. Para Nju Jorkut Tramp kishte 744 delegatë, ndërsa Cruz 559 dhe Kesik 144. Kandidatit republikan i duhen 1237 delegatë që të sigurojë emërimin e partisë. Ndersa Klinton kryeson me 57.9 përqind të votave kundrej 42.1 përqind të marra nga rivali i saj Berni Senders.

Clinton ka siguruar 1758 delegatë ndaj 1076 të rivalit Sanders. Për të siguruar emërimin zyrtar të partisë kandidatit i duhen 2383 delegatë. Fitoret e Tramp dhe Klinton e çojnë fushatën në një fazë të re. Ata kanë mundësi të mëdha për të qenë përballë njëri-tjetrit në garën për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi me Nju Jorkun, rivalët e tyre e kanë shumë të vështirë të permbysin rezultatet.