KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: “Do të rris taksat për të pasurit”
donald trump, rritje taksash, per te pasurit, taksat, gara presidenciale, zgjedhjet ne amerike

Trump: “Do të rris taksat për të pasurit”

“Nëse do të bëhem president, do të rris taksat për të pasurit”. Këtë premtim, kandidati i pretenduar i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump, e bëri gjatë një interviste për televizionin amerikan “NBC”. “Për të pasurit, taksat do të rriten dhe sinqerisht mendoj se duhet të rriten. Kur vjen puna për të negociuar ndihem më pak i shqetësuar për të pasurit, sesa për klasën e mesme”. Komentet e tij paralajmërojnë shkëputjen nga një prej politikave kryesore të republikanëve për të mos rritur taksat, e aplikuar që prej viteve ’90. Por, ekipi i fushatës së Clintonit përgënjeshtroi pretendimet e Trumpit, duke thënë se ai nuk kishte vërtet ndërmend të rriste taksat për të pasurit. Edhe pse ka siguruar votat e miliona republikanëve, biznesmeni njujorkez po përballet me një mungesë të përkrahjes nga ana e figurave kyçe të partisë. Senatori republikan John McCain është mes të paktëve që ka shprehur publikisht mbështetjen për Trumpin. Ai kritikoi republikanët e tjerë, që sipas tij nuk po respektojnë zgjedhjen e votuesve.