KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump do vizitoje sot Meksikën
EPA/SHAWN THEW

Trump do vizitoje sot Meksikën

Kandidati republikan për president Donald Tramp viziton këtë të mërkurë Meksikën, pak orë para se ai të paraqesë në një fjalim në Arizona detajet e masave që do të marrë kundër imigracionit të paligjshëm. Në një postim në rrjetin social tuiter Tramp u shpreh se mezi priste të takonte presidentin meksikan Enrike Pena Nieto, i cili është personi që ka ftuar Tramp në Meksikë, por jo vetëm atë. Nieto i ka paraqitur një ftesë edhe rivales së Tramp, demokrates Hilari Klinton. Sipas presidentit meksikan, dialogu do të ndihmoje në mbrojtjen e meksikanëve kudo që ata ndodhen. Nieto bëri të ditur se i kishte ftuar të dy kandidatët për bisedime ndërsa sot do të takonte Trampin në një takim privat. Stafi i zonjës Klinton nuk ka njoftuar akoma nëse kandidatja do të udhëtoje për në Meksikë. Gjatë fushatës së tij elektorale, Donald Tramp i ka dënuar vazhdimisht migrantët meksikan, ndërsa është zotuar se do të ndërtoje një mur mes dy vendeve. Vizita e tij në Meksikë zhvillohet para një fjalimi që ai do të mbaje mbrëmjen e së mërkurës në Feniks të Arizones.