KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump drejt emërimin partiak

Trump drejt emërimin partiak

Donald Trump është fituesi i padiskutueshëm i Paraprakeve të Indianas, duke e afruar gjithnjë e më shumë drejt emërimit partiak. Biznesmeni nga Nju Jorku tashmë ka 1041 delegatë, ndërsa për të fituar nominimin partiak, një kandidati i duhen 1237 delegatë. Kjo fitore i ka shuar të gjitha shpresat e kandidatit tjetër republikan, Senatorit të Teksasit, Ted Kruz, që të dalë i fituar nga përballja me Trump. Humbja në parapraket e Indidanas ka bërë që Kruz të mos mendohet dy herë dhe të tërhiqet nga gara.
Ted Kruz shihej si kandidati i vetëm që mund të ndalonte manjatin e pasurive të patundshme, Donald Trump, në mënyrë që të mos fitonte emërimin partiak, por pas humbjes në Indiana, Kruz duket se e ka kuptuar që Trump tashmë është i paarritshëm. Në kampin demokrat, Bernie Sanders ka arritur një fitore surprizë përballë ish- sekretares së Shtetit, Hillari Klinton. Pavarësisht fitores së Senatorit të Vermontit, Klinton ka shumë më tepër delegatë dhe është e pamundur përmbysja e rezultatit.