KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Farage, ambasador shumë i mirë në SHBA
Trump: Frange do të ishte një ambasador shumë i mirë në SHBA

Trump: Farage, ambasador shumë i mirë në SHBA

Presidenti amerikan i zgjedhur, Donald Trump, do të donte që kreu i UKIP-it Nigel Farage të bëhej ambasadori britanik në SHBA, këtë e ka shkruar vetë businessman-i njujorkez në një tweet. “Shumë duan ta shohin Nigel Farage duke përfaqësuar Britaninë e Madhe si ambasador të tyrin në Shtetet e Bashkuara. Do të bënte një punë shumë të mirë”, shkruan Trump në Twitter.

Për Farage, që ka ndihmuar businessman-in në fushatën e tij zgjedhore, mesazhi ka qënë krejtësisht i papritur, por Downing Street e ka hedhur menjëherë poshtë këtë mendim duke pohuar se “nuk ka asnjë vend bosh”, njofton BBC online.