KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump heq dorë nga bizneset për presidencën
Trump heq dorë nga bizneset për presidencën

Trump heq dorë nga bizneset për presidencën

“Do të braktis bizneset e mia dhe do të përqëndrohem në qeverisjen e vendit”  kështu ka deklaruar president i zgjedhur i SHBA Donald Trump. Në një postim në rrjetin social Twitter, Trump shkruan se në 15 dhjetor do të mbajë një konferencë, ku të shpallë planin e tij në një konferencë për shtyp së bashku me familjen e tij. Për mua fokusi i vetëm është ‘ ta bëjë Amerikën sërish të madhe’, është shprehur Trump. Gjithashtu, Trump ka deklaruar  se nuk ka asnjë ligj që e detyron atë të heqë dorë nga bizneset e tij dhe se po e bënë këtë me vullnetin e tij të plotë në mënyrë që të shmangen konfliktet e mundshme të interesit. “Për këtë arsye po hartohen dokumentet ligjore, të cilët do të më lënë mua totalisht jashtë bizneseve. Presidenca është një detyrë më e rëndësishme”, është shprehur Trump. Biznesmeni miliarder ka marrë kritika të vazhdueshme për konfliktin e interesave mes bizneseve dhe Presidencës, madje është akuzuar nga mediat se do conte administratën e tij drejt shkeljes së kushtetutës, për t’u dhënë përparësi bizneseve private.