KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump, i vetëm në garë për të fituar nominimin e partisë
Trump, i vetëm në garë për të fituar nominimin e partisë

Trump, i vetëm në garë për të fituar nominimin e partisë

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, ka thënë se nuk mund të mbështesë Donald Trumpin si kandidat republikan për president. “Thjesht, nuk jam i gatshëm”, ka thënë Ryan, i cili vetë është republikan dhe mban postin më të fuqishëm në Kongres. Ryan i ka bërë thirrje Trumpit që të bashkojë partinë dhe të bëjë më shumë për parimet e saj konservatore. Trump ka mbetur i vetëm në garë për të fituar nominimin e partisë në zgjedhjet për president. Edhe ish-presidentët e SHBA-së, George W. Bush dhe Bushi i Vjetër, kanë thënë se nuk do të mbështesin Trumpin. Miliarderi amerikan është kritikuar për retorikë të ashpër.