KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Jam i hapur për të lënë të paprekura disa pjesë të ligjit të shëndetësisë, të njohur si “Obamacare”
Trump: Jam i hapur për të lënë të paprekura disa pjesë të ligjit të shëndetësisë, të njohur si “Obamacare”

Trump: Jam i hapur për të lënë të paprekura disa pjesë të ligjit të shëndetësisë, të njohur si “Obamacare”

Presidenti i ri amerikan Donald Trump ka bërë një lëvizje të papritur duke deklaruar se nuk do të ndryshojë disa pika kyçe të ligjit shëndetësor të presidentit Obama që njihet me emrin Obamacare. Trump që gjatë fushatës premtoi se do të anulonte ligjin, tha se nuk do të ndryshonte nenin për ndalimin e mbulimit të shërbimit për sëmundjet e mëparshme dhe nenin për përdorimin e policës së sigurimit të prindërve nga fëmijët e rritur. Trump bëri këto deklarata për Woll Strit Xhornal në intervistën e parë pas fitores. Republikani tha se i pëlqente shumë këto dy nene që konsiderohen edhe si shtyllat e Obamacare. Trump  u shpreh se ndryshoi qendrim pas takimit që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama. “I premtova presidentit se do t’i shikoj sugjerimet e tij,” deklaroi Trump.  Ndërkohë në një tjetër intervistë për CBS, presidenti i ri amerikan nënvizoi se nenet e ligjit të Obamas që ai nuk do t’i prekte, ishin edhe asetet më të forta të këtij drafti të shumëdebatuar. Ndërkohë ai tha se ndryshimet që parashikohen nga administrata e re republikane do tu mundësojnë amerikanëve më shumë kujdes shëndetësor me më pak para.  Ndër prioritet e tjera urgjente të javëve të para në krye të Shtëpisë së Bardhë, Trump përmendi kthimin e kredive nga bankat, dhe forcimin e kufirit për të ndalur trafikun e dogës dhe emigracionit të paligjshëm. I pyetur nëse do të caktonte një prokuror special për hetuar çështjen e emaileve të rivales së tij të mundur Hillary Clinton, zotim që e bëri gjatë fushatës, Trump tha se nuk po e mendonte për momentin. Presidenti i ri tha se do të krijonte vende të reja pune përmes infrastrukturës dhe do të përmirësonte marrëveshjet tregtare. Ndërkohë një ditë më parë Trump ka bërë një tjetër lëvizje të papritur duke emëruar zëvendëspresidentin e zgjedhur Majk Pens në krye të ekipit tranzitor të pushtetit, detyrë që më para ia kishte ngarkuar guvernatorit të Nju Xhersit Kris Kristi.