KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të SHBA-së
marredhenie-nderkombetare-shba-donald-trump-rusi-france

Trump mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të SHBA-së

Donald Trump ka kundërshtuar çdo lloj “ripërtëritje” të marrëdhënieve me Rusinë, por ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Washingtoni dhe Moska duhet të punojnë më mirë se bashku, veçanërisht në Siri. Trump, i bëri komentet në një intervistë me gazetarë te gazetes New York Times. Ai përsëriti komentet e tij për luftën e SHBA-së në Irak, duke e cilësuar “një prej gabimeve më të mëdha në historinë e Amerikes”. Presidenti i zgjedhur, u tërhoq nga premtimet gjatë fushatës zgjedhore për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Ai tha se mendon qe ka lidhje ndërmjet aktivitetit njerëzor dhe ngrohjes globale. Lidhur me premtimin se do të hetojë dhe fusë në burg familjen Klinton, Tramp tha se sinqerisht nuk e dëshiron këtë. Hilari ka vuajtur shumë dhe nuk dua qe t’i jap këtë mësim, tha ai. Presidenti i sapo zgjedhur deklaroi edhe se do të pajtojë Izraelin dhe Palestinën dhe, në këtë pajtim,do të ketë rol dhëndri i tij Xhered Kushner me origjinë hebreje.