KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Meksika do të paguaje për ndërtimin e një muri në kufirin me SHBA-të
EPA/JORGE NUNEZ
EPA/JORGE NUNEZ

Trump: Meksika do të paguaje për ndërtimin e një muri në kufirin me SHBA-të

Në një fjalim të mbajtur mbrëmë në Feniks të Arizones, kandidati republikan për president Donald Tramp vijoi me institimin e tij se Meksika do të paguaje për ndërtimin e një muri në kufirin me SHBA-të. Ai i tha turmës që brohoriste se kur të bëhet president, do të siguroje kufirin, ndërsa la hapur mundësinë e deportimit të milionave imigrantëve të paligjshëm. Disa orë para fjalimit në Arizona, Tramp u takua me presidentin Meksikan Enrike Pena Nieto, por tha se nuk kishin diskutuar financimin e murit. Më vonë, Presidenti meksikan u shpreh se i kishte thënë Tramp se Meksika nuk do të paguante. Ka patur shumë spekulime mbi faktin nëse kandidati republikan do të hiqte dorë nga plani i tij për deportimin e rreth 11 milionë imigrantëve që jetojnë pa dokumenta në SHBA. Në fjalimin e tij në Feniks, pati sinjale kontradiktore rreth kësaj. Fillimisht tha se fati i imigrantëve nuk ishte një çështje thelbësore dhe deportimi i të huajve me precedentë kriminale do të ishte prioritet. “Ne do të trajtojmë me dinjitet të madh këdo që jeton dhe banon në vendin tonë ”, u shpreh Tramp, por më vonë ai goditi me një tjetër fjali kur theksoi se kushdo që hyn në SHBA në mënyrë të paligjshme është subjekt deportimi.