KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Migrantët e paligjshëm trajtohen më mirë se veteranët e luftës
Republican U.S. presidential candidate Donald Trump addresses the Rolling Thunder motorcycle rally to highlight POW-MIA issues on Memorial Day weekend in Washington, U.S. May 29, 2016.  REUTERS/Jonathan Ernst - RTX2EQSU
Republican U.S. presidential candidate Donald Trump addresses the Rolling Thunder motorcycle rally to highlight POW-MIA issues on Memorial Day weekend in Washington, U.S. May 29, 2016. REUTERS/Jonathan Ernst - RTX2EQSU

Trump: Migrantët e paligjshëm trajtohen më mirë se veteranët e luftës

“Në SHBA, migrantët e paligjshëm shpesheherë trajtohen më mirë se veteranët e luftës”. Kështu u shpreh republikani Donald Tramp gjatë një parade motoçiklistësh të organizuar nga veteranët e luftës. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të vijojë të ndodhë”, u shpreh Tramp, duke mos paraqitur të dhëna që provojnë se veteranët trajtohen më keq se migrantët e paligjshëm. Vitin e shkuar, miliarderi njujorkez, i cili tashmë është kandidati zyrtar i Republikanëve që do të përballet me demokratët në garën për Shtëpinë e Bardhë, nxiti zemërim në vend për shkak se sulmoi veprimtarinë ushtarake të senatorit Xhon MekKein, një ish-i burgosur lufte. Në atë kohë, Tramp tha se MekKein konsiderohej hero vetëm se ishte një i burgosur gjatë Luftës së Vietnamit. “Më pëlqejnë njerëzit që nuk kapen”, tha ai atëherë. Por që nga ajo kohë, Tramp, i cili nuk ka shërbyer kurrë në ushtri, është përpjekur të riparojë dëmin, duke nderuar veteranët gjatë mitingjeve të tij si dhe duke organizuar evente për mbledhjen e fondeve në ndihmë të tyre.