KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Ndalimi i hyrjes së myslimanëve ne SHBA, thjesht një sugjerim
trump

Trump: Ndalimi i hyrjes së myslimanëve ne SHBA, thjesht një sugjerim

Donald Trump, kandidati presidencial republikan ka nisur te zbusë qëndrimin e tij ndaj myslimanëve. Në përgjigje të vërejtjeve të kryebashkiakut të porsazgjedhur të Londrës, Sadik Kan, Trump tha se deklarata për t’iu ndaluar atyre përkohësisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara ishte thjesht një “sugjerim”. Propozimi i Trump erdhi pas sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 130 persona. Për Kan, i shqetësuar se nuk do të mund të udhetojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të besimit të tij, Trump u ofrua të bënte një përjashtim, të cilin kryebashkiaku mysliman i Londrës e refuzoi shumë shpejt. “Nuk do jem përjashtimi mysliman i Donald Trump”, ishin fjalët e Kan, që këndvështrimin e biznesmenit nga Nju Jorku e konsideron “injorant” dhe thotë se mund ta bëjë si Amerikën ashtu dhe Britaninë e Madhe më të pasigurtë.