KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump në Skoci përshëndet vendimin e Britanisë për të dalë nga BE
trump

Trump në Skoci përshëndet vendimin e Britanisë për të dalë nga BE

Britanikët votuan për të rimarrë kontrollin e vendit të tyre, deklaroi kandidati republikan amerikan për president, Donald Trump i cili përshëndeti kështu rezultatin e referendumit. “Praktikisht, ata rifituan vendin e tyre. Kjo është një gjë fantastike”, tha Trump për gazetarët, ndërsandodhet në South Ayrshire të Skocisë për të marrë pjesë në hapjen e kompleksit të golfit ”Turnberry”, i restauruar. “Njerëzit janë të inatosur kudo nëpër botë. Ata janë të inatosur me kufijtë, me njërëzit që hyjnë në vendin e tyre dhe marrin kontrollin dhe asnjë nuk e di kush janë këta njerëz,” u shpreh miliarderi, pasi Britania votoi për t’u larguar nga BE-ja.