KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: “Nëse do të zgjidhem president do të eliminoj 70 % të rregullave federale”

Trump: “Nëse do të zgjidhem president do të eliminoj 70 % të rregullave federale”

Kandidati presidencial republikan, Donald Trump, ka thënë se mund të eleminojë më shumë se 70% të rregullores federale të SHBA-se, nëse zgjidhet president. Trump, i cili ishte duke folur në një tubim në Nju Hampshire, fajësoi rregullat dhe ligjet se kishin mbytur biznesin por tha rregullat për sigurinë dhe mjedisin mund të qëndronin. “Ne do t’i reduktojmë në mënyrë drastike rregullat. Mund të them deri në 70 përqind. Pasi rregullat aktuale po pengojnë rritjen e bizneseve”, tha Trump. Deklarata e tij erdhi pasi një këshilltar i Trumpit, financier në Wall Strit që ka mbledhur para për manjatin e pasurive të paluajtshme tha se ai do të eliminonte 10 përqind të rregullave aktuale. Sipas tij republikani synon të ndryshojë disa reforma të kaluara në sistemet bankare, duke hequr pjesët anti-biznesit. Biznesmeni Nju Jorkez ka përmendur veçanërisht industrinë e energjisë si një sektor që do të prekej nga politika e reduktimeve. Trump do të përballet me rivalen demokrate ,Hillary Clinton, në debatin e dytë televiziv në Seint Louis të Misurit, të dielën.