KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Nuk e kam takuar dhe as nuk i kam telefonuar Putinit
Russian President President Vladimir Putin holds up a glass during a toast at a luncheon hosted by United Nations Secretary-General Ban Ki-moon, Monday, Sept. 28, 2015, at United Nations headquarters. (AP Photo/Andrew Harnik)
Russian President President Vladimir Putin holds up a glass during a toast at a luncheon hosted by United Nations Secretary-General Ban Ki-moon, Monday, Sept. 28, 2015, at United Nations headquarters. (AP Photo/Andrew Harnik)

Trump: Nuk e kam takuar dhe as nuk i kam telefonuar Putinit

Kandidati i Partisë Republikane për president, Donald Trump, tha se nuk ka asnjë lloj raporti me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke theksuar se ai asnjherë nuk e ka takuar atë e as që ka biseduar me telefon me të. Më tej, mbrëmë në rrjetin amerikan ABC, ai është shprehur se Putini “nuk do të shkojë në Ukrainë”, ndërsa pas ndërhyrjes së moderatorit të programit, ai theksoi “në rregull, në një mënyrë ai është atje, por unë ende nuk jam atje”, në një referencë të qartë se ai ende nuk është president i Shteteve të Bashkuara. Zoti Trump ka theksuar se nëse zgjedhet, do ta konsideronte njohjen e aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë. Kjo lëvizje do të ishte ndryshim nga politika e jashtme e administratës së presidentit aktual amerikan, Barak Obama, që refuzon ta njohë pushtimin e jashtëligjshëm të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014. Zoti Trump ka thënë, po ashtu, se nuk ishte i përfshirë në lëvizjen me të cilën është zvogëluar mbështetja për Ukrainën në platformën e Partisë Republikane. Mbështetësit e tij në Konventën Kombëtare Republikane në muajin korrik, e kanë parandaluar që një referencë të shtohet në axhendën e politikës së jashtme të partisë për furnizimin me armatim për qeverinë e Ukrainës, në luftën e saj kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës.