KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump, paraqitje e rrallë në Filadelfia, më gruan e tij Melaninë

Trump, paraqitje e rrallë në Filadelfia, më gruan e tij Melaninë

Kandidatët presidencialë, Donald Trump dhe Hillary Clinton i përqendruan të enjten përpjekjet e tyre në Karolinën e Veriut dhe Florida, dy shtete që shihen nga të dy fushatat si jetike për të fituar zgjedhjet e 8 nëntorit. Trump dhe Clinton në sulme të ashpra kanë akuzuar njeri-tjetrin se nuk janë të përshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që sondazhet tregojne se gara presidenciale është më e ngushtë së kurrë. Clinton, e cila e ka parë opinionin kombëtar të stepset mbi mbështetjen ndaj saj ditët e fundit pas rinisjes së hetimit të FBI-së, po vë në shënjestër temperamentin e rivalit të saj republikan mbi qëndrimin ndaj grave. Trump nga ana tjetër, ka fituar terren ndaj Klinton në shtetet kyce. Fushata e te enjtes përfshiu një paraqitje të rrallë të gruas së Trump, Melanise”. E shoqja e manjatit, që kërkon çelësat e Shtëpisë së Bardhë si i nominuari i Partisë Republikane, premtoi të përmirësojë kulturën e medias sociale, nëse do të jetë Zonjë e Parë e vendit, sepse sipas saj, është bërë tejet e ashpër dhe e ligë, sidomos me fëmijët e adoleshentët. Dialogun dhe respektin për tjetrin, Melania premton ta ketë në fokus.“Unë jam vete emigrante. Askush nuk i vlerëson më shumë se unë vlerat e lirisë e të mundësive të barabarta që të jep Amerika. Dashuria për këtë vend ishte ajo që ndava me Donaldin në momentin e takimit tonë. Ai e do Amerikën dhe e di sesi duhet vepruar drejt këtu, nuk merret thjesht me fjalë. Ai di si t’i shkundë gjërat”, tha Melania. Megjithatë sipas sondazheve të “Riëll Cliër Politiks”, pavarësisht rënieve të konsiderueshme në pikë, Clinton vazhdon të udhëheq me 47 % kundrejt Trumpit me 45 %.