KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump për Cameron: Komentet e tij, mund t’i prishin marrëdhëniet
cameron-trump

Trump për Cameron: Komentet e tij, mund t’i prishin marrëdhëniet

Donald Trump, kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, tha se komentet kritike rreth tij nga kryeministri britanik, David Cameron, mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e tyre, nëse miliarderi amerikan i fiton zgjedhjet dhe bëhet presidenti i SHBA-së. Cameron ka deklaruar para nje viti në parlament, se Trump ishte “përçarës, budalla dhe e kishte gabim” kur bënte thirrje për një ndalesë të përkohshme për myslimanët që duan të hyjnë në SHBA. “Duket se nuk do të kemi marrëdhënie aq të mira… kush e di… shpresoj që të kem një marrëdhënie të mirë me të, por si duket ai nuk është i gatshëm ta adresojë problemin e radikalizmit islamik”, ka deklaruar Trump për televizionin ITV. Ai gjithashtu tha se për shkak të faktit që BE është “shumë burokratike”, ai nuk e di se çfarë fiton Britania që është mes 28 vendeve anëtare të bllokut.