KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump për kryebashkiakun e Londrës: Për Kan do të bëj një përjashtim
donald trump-sadiq khan

Trump për kryebashkiakun e Londrës: Për Kan do të bëj një përjashtim

Kandidati republikan, Donald Trump, i cili gjatë fushatës së tij ka premtuar ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, është shprehur se do të bënte një përjashtim për kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë së Londrës, Sadik Kan. Kan është myslimani i parë që ka drejtuar Bashkinë e Londrës. Trump u shpreh se gjithmonë do të ketë raste të tilla, ndërkohë që nënvizoi se ishte i lumtur që Kan do të jetë kryebashkiaku i Londrës. Ai shtoi se shpreson që kandidati laburist të bëjë një punë të mirë në detyrën e tij të re. Deklarata e Donald Trump erdhi pas një interviste të dhënë nga Sadik Kan për revistën “Times”, në të cilën ai theksoi se do të kishte mjaft dëshirë që të bashkëpunonte me kryebashkiakë amerikanë, por tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë në rast se Trump do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara.