KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Periudha e Obamës në Shtëpinë e Bardhë, katastrofë
obama trump

Trump: Periudha e Obamës në Shtëpinë e Bardhë, katastrofë

I përzgjedhuri i Partisë Republikane për president amerikan, Donald Trump, iu kundërpërgjigj flakë për flakë komenteve të presidentit Obama, se ai nuk është i përshtatshëm për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë. Zoti Trump tha se periudha e Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë ishte “katastrofë”. Ai ishte i dobët, i pafuqishëm”, tha Trump për Obamën, gjatë një interviste në rrjetin Fox Neës. Kandidati republikan shtoi se Obama ishte ndoshta presidenti më i keq në historinë e vendit. Presidenti amerikan, Barak Obama, tha dje se sulmet e Donald Trampit kundër prindërve myslimanë të ushtarit amerikan të vrarë në Irak dhe fakti se ai duket se nuk ka njohuri bazë për çështjet e rëndësishme në gjithë botën, e bëjnë fatkeqësisht të papërgatitur për të qenë president. Zgjedhjet presidencale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 8 nëntor, ndërsa rivale e zotit Trump është e nominuara demokrate, Hilari Klinton.