KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump pret Angela merkel në shtëpinë e bardhë

Trump pret Angela merkel në shtëpinë e bardhë

Presidenti amerikan donald trump ka pritur në shtëpinë e bardhë për herë të parë në një takim mes tyre kancelaren gjermane Angela Merkel. Diskutimi mes tyre ka pasur në qendër të diskutimit tregtinë, emigracioni , NATO,dhe lufta kundër terrorizmit . Presidenti trump rikonfirmoi mbështetjen për aleancën e NATO-s, duke përsëritur kërkesën e tij që të gjitha vendet anëtare duhet të paguajnë pjesën e tyre të kontributeve. “Një Amerikë e fuqishme është në interes të të gjithë botës”, tha Trump, duke iu referuar planeve të tij për të përqëndruar prodhimin brenda kufijve. Ai këmbënguli se nuk kërkonte izolim, por një politikë të drejtë tregtare, pasi siç tha, shumë vende kanë përfituar deri më tani nga SHBA-të. Nga ana e saj, kancelarja gjermane pohoi se takimi ishte i frytshëm dhe se ishin përpjekur të gjenin pika takimi lidhur me çështjet për të cilat nuk binin dakord. Sa i përket emigracionit, Merkel tha se pavarësisht përkushtimit për t’i mbrojtur kufijtë, nuk mund t’i linin në baltë emigrantët. E përbashkëta e fundit, sipas Trump, është se të dy ata, së bashku me Kancelaren Merkel, janë përgjuar nga administrata e kaluar amerikane e drejtuar nga presidenti Barack Obama. Merkel, e cila shoqërohet nga disa sipërmarrës të kompanive të mëdha gjermane, duhej të mbërrinte në kryeqytetin amerikan të hënën, por vizita u shty për shkak të një stuhie bore që goditi verilindjen e vendit.