KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Sadam Husein ishte i zoti për të vrarë terroristët
Saddam_Hussein_Donald_Trump_Muammar_Ghaddafi

Trump: Sadam Husein ishte i zoti për të vrarë terroristët

Miliarderi Donald Trump që është edhe kandidati më serioz i partisë republikane për zgjedhjet presidenciale amerikane, tha përsëri fjalë të mira për ish-presidentin e Irakut, Sadam Husein. “Sadam Husein ka qenë djalë i keq, apo jo? Por a e dini çfarë ka bërë mirë? Ka vrarë terroristët. Këtë e ka bërë shumë mirë”, tha zoti Trump në një takim zgjedhor në Karolinën e Veriut. “Ai nuk i ka arrestuar për t’u treguar të drejtat. Ata kanë qenë terroristë. Pikë”, ka thënë miliarderi amerikan. Më herët Trump kishte deklaruar se bota do të ishte “qind për qind më e mirë” nëse diktatorët si Sadam Husein apo edhe ish-udhëheqësi libian Muamer El Gadaf të ishin ende duke udhëhequr. Këshilltari politik i rivales së Trumpit, Hillary Clinton, komentoi duke thënë se “lavdërimi i Trumpit për diktatorët brutalë duket se nuk njeh kufij”.