KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump shprehet i gatshëm të takojë liderin e Koresë së Veriut
Donald Trump

Trump shprehet i gatshëm të takojë liderin e Koresë së Veriut

Donald Trump, kandidati republikan për President, deklaroi se është i gatshëm të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për të diskutuar mbi programin bërthamor të Penianit. “Unë do të bisedoja me të, s’do ta kisha aspak problem ta takoja”, tha biznesmeni për Kim Jong-un. Po ashtu, Trump deklaroi se nuk mbështet vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin, për aksionet ushtarake në lindje të Ukrainës, pavarësisht se kohë më parë, ai ka thënë se kishte respekt për shefin e Kremilinit. Aktualisht, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë të ngrira dhe nuk ka pasur asnjë takim dypalësh, aq më pak në nivel presidentësh.