KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump zgjedh skuadrën e tranzicionit

Trump zgjedh skuadrën e tranzicionit

Vendimi i Donald Trump për të lënë pasurinë në duart e fëmijëve gjatë presidencës së tij, ishte një hap i pazakontë. Një ditë pasi avokati i Trump, Michael Cohen, lajmëroi se tre fëmijët më të mëdhenj të Presidentit të ri, – Donald Junior, Ivanka dhe Eric do të kontrollonin atë që ai e quajti si “besimi i verbër”, fushata e Trump deklaroi se treshja do të bënte pjesë gjithashtu në Komitetin ekzekutiv të skuadrës së tranzicionit presidencial. Në këtë rol, fëmijët e tij do të kenë akses dhe të dhëna te njerëzit që Trump do të zgjedhë në poste të rëndësishme administrative. Vëzhguesit të cilët ishin kritik në fillim ndaj “besimit të verbër” të Trump thanë se kjo vërteton se kufiri mes Presidentit dhe parave të tij do të jetë shumë i mjegullt nën këtë strukturë. Përveç mjegullimit të kufirit midis Presidencës së Trump dhe parave të tij, skeptikët theksojnë se fëmijët e tij gjithashtu do të kenë kontroll mbi njerëzit të cilët do kenë përgjegjësi për vendime rregullatore që mund të ndikojnë gjithashtu pasurinë e tij shume miliardeshee.Presidenca e Trump fillon më 20 janar të vitit të ardhshëm.