KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ilir Kerni: Do të njihemi në botë si Trupa Shqiptare e Baletit
trupa e baletit pieces tkob

Ilir Kerni: Do të njihemi në botë si Trupa Shqiptare e Baletit

Nese deri me tani teatrot prestigjioze europiane kane shkelqyer nga talenti i yjeve shqiptare te baletit, tashme baleti ka hyre ne nje faze te re ate te nderkombetarizimit si trupa shqiptare e baletit. Ata levizin si nje trupe e vetme dhe po kaq e talentuar dhe me nje lehtesi te dukshme nga baleti klasik tek ai kontemporan. Turet per here te pare ne Serbi dhe ne Mal te Zi ishin prova per kete sic rrefen edhe drejtori i teatrit te operas Ilir Kerni, nje yll i historise se baletit shqiptar. Ndersa ne sfondin e intervistes balerinet pergatiten per shfaqjen e baletit Pieces nga portugezi Daniel Cardoso, kjo eshte rruga qe Kerni ka vizatuar per nje evidentim me te madh te te gjithe trupes jo duke hedhur prozhektorin vetem mbi emra te vecante. Tashme pjesemarrja e trupes se baletit shqiptar i ka turet dhe festivalet nderkombetare ne axhenden e saj artistike duke deshmuar per nje talent jo si perjashtim por si rregull.