KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Trupa e Baletit shqiptare do të performojë në Serbi

Trupa e Baletit shqiptare do të performojë në Serbi

Për herë të parë në histori, një trupë baleti shqiptare do të performojë në një tur artistik në Serbi në skenat e Beogradit, Novi Sad-it dhe Nishit. Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit do të jetë në datat 08,09 dhe 10 prill për herë të parë pjesëmarrëse në një turne ku do të prezantohet me pjesët kontemporane “La Stravaganza & Noces” të koreografit A.Preljocaj. Pjesëmarrja në këtë tur realizohet në kuadër të “Festivalit të 13 të Dansit “ një nga eventet më të rëndësishme të llojit të vet në Serbi e më gjerë, ku kanë rastin e shansin të prezantohen në kontekst botëror tituj dhe emra të njohur të fushës së dansit. Gjatë viteve atje janë interpetuar rreth 200 pjesë koreografike krijuar nga koreografët më në zë ndër vite.  Ftesa për pjesëmarrje vjen nga Z. Dejan Savic, Drejtor i Përgjithshëm i Operas Nacionale të Beogradit, i cili ishte në Shqipëri në cilësinë e dirigjentit në koncertin Simfonik realizuar ne Tkobap më 26 shtator 2015. Edhe pse ka qenë prezente shumë herë jashtë vendit me shfaqje të ndryshme, ky turne përbën një ngjarje të rëndësishme në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në art e kulturë, iniciuar rishtas mes 2 vendeve. Madje një nga nismat kryesore të Teatrit është zhvillimi I dialogut kulturor për ndërtimin e një klime të qëndrueshme bashkëpunimi kulturor në nivel rajonal.