KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trupat amerikane në Afganistan: Obama miraton plan të ri
afghanistan

Trupat amerikane në Afganistan: Obama miraton plan të ri

Presidenti Obama miratoi një plan që i jep ushtrisë amerikane një rol më të madh në Afganistan në ndihmë të forcave vendase në përpjekjet e tyre ndaj grupit Taleban. Plani i ri, që u hartua pas muajsh të tërë debatesh, parashikon shtimin e sulmeve ajrore ndaj grupit Taleban, dhe u jep më shumë fleksibilitet forcave amerikane në bashkëpunimin e tyre me forcat afgane. Plani nuk parashikon dërgimin e forcave tokësore amerikane. Aktualisht në Afganistan kanë mbetur 9 mijë e 800 trupa amerikane dhe presidenti Obama ka kërkuar që deri në vitin 2017 numri i tyre të ulet në 5 mijë e 500. Gjatë kohëve të fundit është intensifikuar lufta e forcave afgane kundër grupit Taleban, i cili ka ardhur duke u zgjeruar. Sipas OKB-së, gjatë vitit 2015, 3 mijë e 545 afganë humbën jetën të vrarë nga grupi Taleban.