KRYEFAQJA » LAJME » Tsipras merr mandatin e kryeministrit
Tsipras merr mandatin e kryeministrit

Tsipras merr mandatin e kryeministrit

Aleksis Tsipras është zyrtarisht për herë të dytë kryeministër i Greqisë. Pas fitores në zgjedhjet e parakohshme të ditës së djelë, ai nuk është vonuar aspak. Tsipras  mori mbrëmjen e së hënës mandatin për të formuar qeverinë, dhe u betua si kryeminister, para presidentit grek, Prokopis Pavlopulos, në pallatin presidencial në Athinë.
Gjatë ditës së martë, Tsipras ka paralajmëruar të shpallë përbërjen e qeverisë së re greke , ndërkohë që ceremonia e përbashkët e betimit, është planifikuar të zhvillohet deri të mërkurën.
Sipas lajmeve që qarkullojnë, qeveria e përbashkët mes SYRIZA-s dhe Grekëve të Pavarur, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha, ç’ka nënkupton se një pjesë e konsiderueshme e ministrave do të kthehen në drejtimin e dikastereve që drejtonin.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras, ka menduar që me rikthimin e tij në pushtet, të iniciojë krijimin e një ministrie të posaçme që do të merret vetëm me zbatimin e  marrëveshjes së nënshkruar me kreditoret dhe masave shtrënguese që ajo parashikon.