KRYEFAQJA » LAJME » Tsipras sërish në krye të SYRIZA-s
Tsipras sërish në krye të SYRIZA-s

Tsipras sërish në krye të SYRIZA-s

Kryeministri grek Alexis Tsipras është rizgjedhur kryetari i partisë SYRIZA në Kongresin e Dytë që u mbajt të Paleo Faliro, në Athinë. Tsipras mori 93.54 përqind të votës së delegatëve për të qëndruar edhe për një tjetër mandat në zyrën e partisë së majtë që ai krijoi. “Rinovimi i besimit tek unë është rinovimi i përgjegjësive për SYRIZA-n, që të jetë më i madh, më përfshirës dhe më efikas në betejat e vështira që na presin, për një Greqi më të drejtë dhe më të begatë”, shkroi kryeministri në “Twitter” pas shpalljes së rezultatit.