KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tunizi, parlamenti shqyrton mocionin e votëbesimit për qeverinë më 30 korrik
tunizi

Tunizi, parlamenti shqyrton mocionin e votëbesimit për qeverinë më 30 korrik

Deputetët tunizianë do të vendosin më 30 korrik nëse do të rinovojnë ose jo mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë së Habib Essid, njoftoi sot për median zyra për shtyp e Parlamentit. “Në përfundim të një takimi të Asamblesë së Përfaqësuesve të Popullit u ra dakord për datën 30 korrik për mocionin e votëbesimit”, njoftoi një zyrtar i këtij shërbimi. Essid kërkoi zyrtarisht një ditë më parë votëbesimin, ndërsa vijojnë mosmarrëveshjet në lidhje me largimin ose jo të tij prej 2 qershorit. Në këtë datë, presidenti Béji Caïd Essebsi propozoi formimin e një kabineti të bashkimit kombëtar në përgjigje ndaj kritikave kundër qeverisë, e akuzuar për mungesë efikasiteti.