KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Turistët gjermanë me biçikleta, mbërrijnë me kroçera pavarësisht motit

Turistët gjermanë me biçikleta, mbërrijnë me kroçera pavarësisht motit

Turistët e kroçerat jo vetëm që vazhdojnë të vinë, por sfidojnë edhe motin e keq. 354 turistët gjermanë, të nisur nga Kotorri i Malit të Zi drejt porteve të Shqipërisë me krocerën “Berlin”, kanë mbërritur sot në mëngjes në Vlorë në një mot gri me reshje. Gjermanët kanë bërë edhe tjetër zgjedhje interesante gjatë orëve të qëndrimit të tyre në Shqipëri; kanë zbritur të gjithë me bicikleta në duar, mbuluar nga mushamatë, për të udhëtuar me bicikleta nga Vlora në Apolloni, pavarësisht se i përkasin moshës së tretë, e pavarësisht shiut.” Qëllimi i vizitës sonë është të njohim Shqipërinë. Kemi qenë në Durrës, Sarandë, tani po vijmë në Vlorë” thanë ata. Gjatë udhëtimit të tyre drejt Fierit dhe Apolonisë, turistët gjermanë janë shoqëruar edhe nga forcat e policisë apo shërbimi i urgjencës mjekësore. Pas Shqipërisë, kolona e turistëve çiklistëve simpatikë gjermanë do të vijojë drejt Greqisë.