KRYEFAQJA » LAJME » Turistët në liqenin e Komanit
Turistët në liqenin e Komanit

Turistët në liqenin e Komanit

Për atë që e ka për herë të parë një shëtitje me anije në liqenin e Komanit mund t’i duket se gjendet në një përrallë apo film fantashkencë. Udhëtimi zgjat afro 3 orë, duke përshkuar rreth 22,5 milje rrethuar gjithandej me pamje magjepsëse. Male deri 2000 metra mbi nivelin e detit, që të befasojnë me format e tyre, ishuj të vegjë dhe shumë gjelbërim. Pamja ofron edhe banesa tradicionale, por jo edhe larg njëra-tjetrës. Shumica kanë pëpara nga një varkë familjare të ankoruar, sic bëjnë edhe venecianët. Buzë liqenit shtrihen fshatrat Qerret, Berishë, Toplan, Mërtur e Brisë. Afër gjendet dhe fshati antik i Koman, ku është zbuluar një varrezë e shekullit 6-8 e.j. Vit pas viti mbi liqen janështuar anije dhe tragete. Janë 4 linja që bëjnë çdo ditë udhëtime në Liqenin e Komanit, i cili nga viti në vit pret dhe përcjell më shumë turistë.