KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Turistët e huaj në banjat shqiptare termale
turizmi shendetesor, social, -shqiperi, turizmi interes ne rritje, llixhat permet

Turistët e huaj në banjat shqiptare termale

Turistët e huaj po mbërrijnë edhe në banjat e hapura termale shqiptare, si ato në Banjë të Përmetit. Duke eksploruar Shqipërinë e Jugut, dëgjojnë se ka edhe oaze të tilla në Shqipëri, i kërkojnë, i gjejnë, ngrënë çadra për të qëndruar disa ditë, bëjnë banjë a baltosin trupin kokë e këmbë për një lëkurë më të mirë,  apo blejnë edhe çajra të zonës, që shiten në ndonjë tendë.  Turistët shprehen; ” Jemi kthyer këtu nga Greqia. Shqipëria na pëlqen më shumë. Në banjat termale na solli një miku im nga Përmeti. Një tjetër thotë ” Ka edhe në Itali banja termale në natyrë, por jo kaq të mëdha. Këtu është me të vërtetë e mrekullueshme. Këtu është bio”. Një turist tjetër thotë: “Në dimër dëmtova gjurin prej biçikletësh. Pas 4 ditësh banjë termale këtu nuk ndjeja më dhimbje. Ejani të gjithë këtu!”.

Por edhe shqiptarët vijojnë traditën e ardhjes me familje, shoqëri apo së fundi edhe me grupe turistike të organizuara. Për të bërë banja kuruese janë organizuar tre vaska me ujëra termale të Banjës, vaska që kuron reumatizmën, vaska për sëmundjet e brendshme dhe ajo për kurimin e zemrës.

Ndërsa ka ndryshuar fatin e mjaftë vizitorëve që kanë vizituar ujërat termale të Banjës, ambienti nuk e ka ndërruar faqen e tij. Përveç ndonjë bar-restoranti modest, asnjë investim publik apo privat nuk ka mbërritur deri aty.  As rrugë normale, asnjë hotel, asnjë dyqan ku të blesh edhe një kostum banje nuk ka në Banjë! Shumëkush ka shtruar pyetjen: Këto oaze termale, më mirë të lihen në këtë gjendje natyrale apo duhen ndryshuar?