KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Turizmi malor në Lunxhëri
turizmi, lunxheri, gjirokaster, zhvillim

Turizmi malor në Lunxhëri

 

I vendosur rreth 12 km larg qytetit të Gjirokastrës, Tranoshishta është kthyer në një nga destinacionet e turizmit malor. Fshati i vogël që jetohet nga 70 banorë në Lunxhëri ka çelur dyert e banesave dhe pret me dhjetra vizitore te huaj. Gatimet vendase ku baza kryesore është bulmeti, mjalti i luleve, byreku dhe gatimet me saç i joshin së tepërmi turistët. 20 vizitorë italianë ishin mysafirë në familjen e Leonidha Premtit. Prej vitesh fal ushqimeve të tokës së Tranoshishtës, por edhe bukurisë së saj, banorët po e shohin zhvilimin e turizmit malor si një nga mënyrat që mund të bëjnë biznes me produktet e tyre origjinale. Që të rriten standartet e pritjes dhe plotësimit të kushteve për kërkesat e turistëve, banoret te ndihmuar edhe nga femijet e tyre ne emigracion, jane duke i rikostruktuar dhe pershtatur banesat e tyre në shtëpi pritjeje.