KRYEFAQJA » LAJME » Turizmi në Gjirokastër
Babameto-Hostel

Turizmi në Gjirokastër

Zona historike e Gjirokastrës po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Hartës turistike të kësaj pjese të qytetit krahas komplekseve arkitektonikë të njohur si Pazari i gurtë, banesa e Angonatëve, etj i janë shtuar edhe disa pika të tjera të rijetëzuara, që falë dhe kontekstit urban dhe shoqëror ku vendosen janë tërheqëse për turistët. Sadi Petrela, administrator i qendrës Babameto thotë se është viti i tretë që shtëpia Babameto pret turistë, sidomos nga Gjermania dhe SHBA. Ajo që vlen të theksohet është një interes në rritje nga grupet universitare. Kemi patur tre grupe universitare muajin e kaluar nga Austria dhe Suedia. Një nga karakteristikat e shtepisë “Babameto” është se rikrijon atmosferën historike se si kanë jetuar gjirokastritët dy shekuj përpara, është një eksperiencë që e gjen vetëm në Gjirokastër. Gjirokastra, qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, është një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.