KRYEFAQJA » LAJME » Turner vlerësoi pozicionimin e Shqipërisë përkrah Aleancës së Atlantikut të Veriut
presidentit të asamblesë parlamentare të NATO-s Majkëll Turner

Turner vlerësoi pozicionimin e Shqipërisë përkrah Aleancës së Atlantikut të Veriut

Hapat e hedhura nga Shqipëria që pas anëtarësimit të saj në NATO u përcollën me vlerësime maksimale prej presidentit të asamblesë parlamentare të NATO-s Majkëll Turner. Në konferencën e parë për shtyp të sesionit të pranverës të asamblesë parlamentare të NATO- s që po mbahet për herë të parë në Tiranë kreu i kësaj asambleje iu referua për këtë pozicionimit të Shqipërisë krah aleancës që siç u shpreh tejkalojnë përmasen gjeografike të saj.

Zoti Turner shprehu gadishmërinë e NATO-s për të mirëpritur si pjesë të saj vendet e Ballkanit perëndimor, ç’ka për kreun e delegacionit shqiptar në NATO Pandeli Majko nuk duhet kushtëzuar nga asnjë interes i njëanshëm prej vendeve anëtare.

Turner u shpreh për nevojën e një angazhimi më të madh të partnerëve të NATO -s në çështje të rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare si terrorizmi apo kërcënimi rus.