KRYEFAQJA » LAJME » TURNEU I TAEKUONDOSË, 500 KONKURRENTË NË “ASLLAN RUSI”
tirana open, taekwondo, edicioni 5-te, 5th edition, sport, asllan rusi

TURNEU I TAEKUONDOSË, 500 KONKURRENTË NË “ASLLAN RUSI”

Top Tirana Open”, turneu ndërkombëtar i Taekuondosë në versionin “World”, i cili këtë vit ka edicionin e tij jubilar, atë të 5-të, ka kapërcyer të gjitha pritshmëritë përsa i përket pjesëmarrësve. Organizatori i këtij turne, kreu i Klubit të Taekuondosë “Top Gym Sport”, Leo Kapri, ky turne është shndërruar në pak vite në turneun madhor të këtij sporti në Shqipëri, madje edhe të gjithë arteve marciale, si dhe po synohet edhe shndërrimi i tij në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ky turne u mbajt sot në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe në të janë regjistruar afro 500 sportistë pjesëmarrës. Natyrisht që sportistët shqiptarë përbëjnë një pjesë të mirë të pjesëmarrësve, por përtej trojeve shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, këtë vit kanë marrë pjesë edhe një numër të madh konkurrentësh nga Greqia, por edhe nga Italia, nga Serbia, madje edhe nga Izraeli.