KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, 1 684 ushtarakë përjashtohen nga ushtria
turkish army

Turqi, 1 684 ushtarakë përjashtohen nga ushtria

Në bazë të projektligjit për masat që duhen marrë në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme dhe për bërjen e ndryshime në disa institucione dhe organe, janë përjashtuar nga Forcat e Armatosura Turke (FAT) gjithsej 1 mijë e 684 ushtarakë për përkatësi dhe pjesëmarrje në Organizatën Terroriste Guleniste Struktura Paralele Shtetërore (FETO/PDY), e cila përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Shpërndarja e këtyre ushtarakëve sipas forcave është:
Komanda e Forcave Tokësore: 87 gjeneralë, 726 oficerë, 256 nënoficerë;
Komanda e Forcave Detare: (Marina): 32 admiralë, 59 oficerë, 63 nënoficerë;
Komanda e Forcave Ajrore: 30 gjeneralë, 314 oficerë, 117 nënoficerë.
Projektligji në fjalë është publikuar në shtojcën e Fletores Zyrtare. Procedimi i vendimeve do të fillojë në datën 29 korrik. Ushtarakët e përjashtuar nga Forcat e Armatosura do të humbasin gradat dhe statusin e ushtarakut, pavarësisht se kanë marrë ndonjë dënim apo jo dhe nuk do të pranohen më në radhët e ushtrisë; nuk do të mund të punësohen më në administratën (shërbimet) publike, apo të marrin detyrë në mënyrë direkte e indirekte. Sipas projektligjit, i cili sjell disa ndryshime edhe në Ligjin për Organizimin, Detyrat dhe Kompetencat e Xhandarmërisë dhe në Ligjin për Komandën e Rojës Bregdetare, Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë dhe Komanda e Rojës Bregdetare kanë kaluar në varësi të potë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Suprem Ushtarak do të merren vendime në lidhje me promovimet, emërimet, transferimet, shfrytëzimin e pozicioneve, pensionimet dhe shkëputjen nga shërbimi. Vendimet në fjalë do të nisin të zbatohen nga data 29 korrik 2016.