KRYEFAQJA » LAJME » Turqi, 12 viktima nga zjarri në një konvikt vajzash
Turqi, 12 viktima nga zjarri në një konvikt vajzash

Turqi, 12 viktima nga zjarri në një konvikt vajzash

Një zjarr i rënë në një konvikt të një shkolle të mesme për vajzat jug të Turqisë ka shkaktuar 12 të vdekur dhe 22 të plagosur gjatë natës. Lajmi konfirmohet nga guvernatori i qytetit dhe nga media shtetërore. Guvernatori i Adanas, Mahmut Demirtas dha i pari numrin e viktimave nga zjarri në qytetin Aladag dhe tha se të plagosurat ishin dërguar menjëherë për në spital, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”, e cila e përshkroi ndërtesën si një konvikt gjimnazistesh femra. Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, ndërsa nuk dihet gjithashtu se sa prej të vdekurave apo të plagosurave ishin fëmijë. Televizioni turk shfaqi pamjet e para të flakëve dhe tymit që dilte nga një ndërtesë disakatëshe, si dhe zjarrfikësit që luftonin për t’i vënë ato nën kontroll. Shumë prej xhamave të konviktit u thyen dhe u kthyen në gërmadha, ndërkohë që mbeturina djegiesh kishte në hyrje të ndërtesës pasi u shua zjarri.