KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, 14 fëmijë humbin jetën nga rrëzimi i autobusit
aksidenti

Turqi, 14 fëmijë humbin jetën nga rrëzimi i autobusit

Të paktën 14 fëmijë kanë humbur jetën në jug të Turqisë ndërsa autobusi me të cilin udhëtonin gjatë një ekskursioni, ra prej një ure në një kanal. Autobusi kthehej nga një udhëtim nga zona e famshme arkeologjike, Karatepe, në afërsi të qytetit, Osmanije, kur ra në kanal. 6 nga 14 viktimat raportohet të kenë qenë nxënës të shkollave të mesme. Sipas axhencive turke të lajmeve, shoferi ka humbur kontrollin e autobusit, ndërkaq hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur. 24 persona të tjerë janë plagosur në këtë aksident.