KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, 21 gazetarë paraqiten para gjykatës
turqi gjykate

Turqi, 21 gazetarë paraqiten para gjykatës

21 gazetarë janë paraqitur sot para një gjykate në Turqi, pasi janë burgosur si pjesë e masave të ndërmarra pas grusht shtetit të dështuar ushtarak të 15 korrikut, përderisa ministria e Integrimeve Evropiane ka pezulluar disa anëtarë të stafit. Pamjet televizive tregojnë policinë duke i shoqëruar gazetarët në gjykatë në Stamboll. Ata janë mes 42 individëve për të cilët u lëshuan urdhër arreste të hënën, ndërsa autoritetet po vazhdojnë kërkimet për ata që janë të lirë. Turqia deklaroi gjendje emergjente pas grusht shtetit të dështuar, ku mbetën të vrarë 290 persona. Afro 16 mijë njerëz janë burgosur në lidhje me dyshimet për përfshirje në këtë revoltë. Po ashtu, dhjetëra mijëra shërbyes civilë janë shkarkuar bazuar në pretendimet për lidhje me Gulenin që nga sektorët e gjyqësisë, edukimit, shëndetësisë, qeverive lokale dhe ministrive. Autoritetet turke kanë lëshuar deri tani urdhër arreste për 89 gazetarë. Mbi dhjetë organizata mediale, kryesisht që kanë lidhje me Gulenin, janë mbyllur mbrëmjen e të mërkurës.