KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, 7 viktima nga rrëzimi i helikopterit ushtarak

Turqi, 7 viktima nga rrëzimi i helikopterit ushtarak

Forcat e armatosura turke deklarojnë se 7 persona janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur dje nga rrëzimi i helikopterit, që transportonte pjesëtarë të ushtrisë dhe të familjeve të tyre, në pjesën verilindore të Turqisë. Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, e ka përjashtuar mundësinë që helikopteri është rrëzuar nga ndonjë sulm, duke thënë se është njoftuar “se ishte një aksident që ka ndodhur thjesht nga kushtet e vështira të motit”. Helikopteri i tipit Sikorsky po kthehej nga një kazermë ushtarake në hapësirën e Detit të Zi, ku gratë dhe fëmijët po vizitonin ushtarët për festën e Bajramit. Mes të vrarëve ishte edhe një gjeneral brigade.