KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, aleati i Erdogan, kandidati i vetëm për postin e Kryeministrit

Turqi, aleati i Erdogan, kandidati i vetëm për postin e Kryeministrit

Ministri turk i Transporteve, Binali Yildirim, aleat besnik i presidentit Rexhep Taip Erdogan u përzgjodh kandidati i vetëm për të pasuar funksionin e kryeministrit në detyrë, Ahmet Davutoglu. Vendimi u publikua nga zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Omer Celik, në përfundim të një takimi të komitetit ekzekutiv. Yildirim, 60 vjeç, do të zgjidhet zyrtarisht në krye të AKP-së ditën e dielë gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm.